Tag Archives: shqip
Mall
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.
Bota e brendshme
Sytë flasin më shumë se fjala
e brenda tyre kish pikëllim,
Me anë të syve tregonte shpirtin
atë shpirt plot ngashërim.
E shihte botën krejt ndryshe
diçka të zezë si shpirti pa jetë,
e rrathët e syve ashtu të nxirë
mbi të tregonin një të vërtetë.
Larg e ndodhur
Sa děshirě tě flas k’tě mbrěmje
Ku dhe hěna shndrinĕ nga larg,
Ti je muzě qě m’ fle ně měndje
Dhe kur shkruaj, hyn nĕ varg!
Sa děshirě tě flas k’tě mbrěmje
Ku dhe hěna shndrině e plot,
Tek lodroně, tě shoh me ěndje
Por çfarë je qě s’ tĕ prek dot.
Nëse ti më do fort
Nëse do më vrasësh, mua mos më ler
Të pres në këtë breg, krejt e vetmuar!
Nëse ti me do, eja me vrap më merr,
Më shtrëngo fort në krahët e tua!
Nëse nuk më do, më vrit menjëherë!
Apo ti kënaqesh kur më sheh si vuaj?
Oh, nga malli për ty, jam bërë pikë e vrer,
Heshtja jote e gjatë shpirtin ma ka coptuar.
Dhemb dashuria
Dhëmb, të presësh shiun në shkretëtirë
E buzët e thara dhëmbin për një puthje.
Në ato buzë-mbrëmje ku shpirti është i ngrirë
Dhëmb, kur dëshirat me kohën bëhen lutje.
Dhëmb, të heshtësh në pritjen e pafund
Në pritjen e asgjëje mes mallit përvëluar.
Aty ku shpirt-dëshira bëhet tërmet e tund
Ku dashuron ikona nga koha tjetërsuar!