Ata
Rrotullohet toka, të gjithë e dinë askush se pa
Qielli është pa fund, e dimë por një pjesë shohim
Me gjëra ”fantastike” jetojmë në k’të dynja
Se realitetin, bëjmë sikur se njohim…
Pallavra poshtë kollaresh, diploma kot më kot
Premtime nën buzëqeshje, nën fjalë e teori
Me gjepura politike, ndërtuar është kjo botë
Metoda e mushkonjës që gjakun di t’a pi’!
Dikush përdor tërshërën ushqim më cilësor
Kërkon të heqi dhjamin që shumë e ka rrënduar
Dikush numëron brinjët e barkun mban me dorë
Edhe nëpër plehra kërkon për t’mbijetuar!
Një kaos diferencash që jeta vetë krijon
Me fatkeqësinë e tjetrit themi ”ka më keq”
Për ”ata” është turpi dhe faji i takon
Por është dhe i imi dhe i yti është për dreq.
“Ata” që nga lartë shohin, e bëjnë si perandorë
E fatin tonë të lidhur kanë në t’tyret duar
Janë vënë për ty për mua, të popullit shërbëtorë
Dëshira ime-jotja, atje ”ata” ka çua !
Rrotullohet toka, më thoni e pa kush?
Besojmë ato që shkruhen e jo c’shohim vërtetë
”Dikush” lexoi gjithë jetën me dije plotë u mbush
E vdiq si i paditur, krejtësisht në realitet!