Tag Archives: poezi dashurie shqip
Je shum larg
Shoh detin e kalter dhe dielin plot shkelqim
e zhytyr ne mendime mbyll syte me trishtim
e ne nje cast te bukur ndjej parfumin tend
shoh po ti sje dhe dhimbja ze prape vend.
Dhe aty kuptoj qe ti je mjaft larg
dhe lotet ne sy gati me behen varg,
dhe veten e ndjej si i burgosuri yt
zinxhiri qe me ke vene per cudi sme mbyt.
Perse nuk vjen
Shoh dallëndyshet që ikin larg
dhe gjethët që u zverdhën pak,
mbi vreshta tutje bryma ra…
përse ti s’vjen, pse nuk vjen pra?
Eja në krah të të mbaj
Të t’admiroj e të vdes pastaj,
dhe ta vëj kokën që më dhëmb
mbi gjoksin tënd, mbi gjoksin tënd!
Perqafimi
Po fryn nje ere e ngrohte nga jugu,
ne park, ngadale perkulen pemet,
si krahe te dridhshem te dashuruarish
ne perqafim nderthurren deget.
Dhe mua me kujtohesh ti
e ngrohte, e bukur si kjo ere,
me krahet lidhur pas trupit tim
per puthje etur dhe pamje mjere.
E ridashuruar
Ti me telefonon,
Pas kaq vitesh,
Interesohesh per mua,
Qesh si dikur,
Trishtimi, merzia,
Tani jane tretur,
Gjithcka e humbur,
Serish e rigjetur,
Gjithcka e harruar,
Serish e kujtuar,
Gjithe dashuria,
E ridashuruar.
Do të vdes për ty
Do të vdes për ty
Askush sdo ta kuptoj
Që në jetën tende
Unë nuk ekzistoj…
Në këtë botë deshta
Që i lumtur të jem
Në duart e mia
Vetëm ty të të kem…
Dy buzë
Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta…