Tag Archives: te pres
Flakët e ëndrrës
Një shkëmb i moçëm, në luftë me detin,
Që zogjtë shtegëtarë shkelin më rrallë,
Se tremb furtuna e as tërmeti,
Jam unë ai, të pres me mall.
Një trung jetim, nën hënë e diell
I tharë në rrënjë, pa degë të njoma,
Që nuk e mposhtë as dimri i thellë
Jam unë ai, të pres akoma.
Eklips
Sonte dita u bë natë,
Pa eklips, vetëm nga ti.
U fsheh nën flok’t e tu të gjatë,
N’atë të zezën, mrekulli.
Prisja unë një fjalë nga ty,
Ti e qetë, përdhe vështroje,
Kokën të ngrita, të t’shoh në sy,
Të pash unë, ti s’më shikoje!
Heshtje memece
Ashtu, në heshtje shkeli nata
Në heshtje të thellë mendimet vijn’,
Heshtje memece, me ”këmbë” të gjata,
Heshtje e stërgjatur, pa mbarim!
Ka dhe momente që do heshtje,
Pa arsye, ashtu kot,
Edhe heshtja sjell kurreshtje,
E kurreshtja, ënd’rra plot.
Te pres
Dallget e detit dhe era qe fryn,
krijojne te mbremjes simfoni,
veshtroj me mall pertej ne horizont,
ndoshta me henen mund te vish dhe ti.
Do te pres me padurim deri ne mengjes,
ne mos me henen me diellin do te vish,
te lutem tregome mua,
se dhe ti pa mua s’mund te rrish.
Te pres
Te pres, ne kafenen’ e mengjesit
Ku endrrave dikur u jepnim jete,
Tek ai shkemb ne breg te detit
Ku dallget ngriheshin lart ne qiell.
Te pres, prane rrjedhes se lumit
Ku qendron vark’ e dashurise,
Aty ku ndjenjat i perkundnim
Ku tani ne heshtje i flas vetmise.
Te pres, tek malli yn’ i pa-shuar
Tek burimi qe sot vec lot pikon,
Te pres tek puthja e pa-dhuruar
Tek dielli qe s’lind, vec perendon!