Larg e ndodhur
Sa děshirě tě flas k’tě mbrěmje
Ku dhe hěna shndrinĕ nga larg,
Ti je muzě qě m’ fle ně měndje
Dhe kur shkruaj, hyn nĕ varg!
Sa děshirě tě flas k’tě mbrěmje
Ku dhe hěna shndrině e plot,
Tek lodroně, tě shoh me ěndje
Por çfarë je qě s’ tĕ prek dot.
Sa děshirě tě flas k’tě mbrěmje
Ku dhe hěna sikur flet,
Ti je tema e një ëndrre
Që nuk rresht e zgjatë përjetë.
Me dëshirën për të folur
Unë nuk fola, përsëri,
Hëna qeshte larg e ndodhur
Larg e ndodhur sa dhe ti!
Poezi nga: Bledi Ylli