Nëse ti më do fort
Nëse do më vrasësh, mua mos më ler
Të pres në këtë breg, krejt e vetmuar!
Nëse ti me do, eja me vrap më merr,
Më shtrëngo fort në krahët e tua!
Nëse nuk më do, më vrit menjëherë!
Apo ti kënaqesh kur më sheh si vuaj?
Oh, nga malli për ty, jam bërë pikë e vrer,
Heshtja jote e gjatë shpirtin ma ka coptuar.
Në këtë fillim viti, eja të them me lutje,
Gjithë brengat nga shpirtit m’i largo!
Dielli shndriti këtë mëngjes deri tutje,
Po ti shkëlqen me shumë në këtë botë.
Në qoftë se nuk më do, dërgomë sinjale,
Se unë nga zemra prapë nuk të largoj.
Ne qiell shndrisin shumë fishekzjarre
Por zemrën time asnjë nuk e tundon..
Të pres të vish, bashkë me dallëndyshet
Ato bukuroshe udhën do të tregojnë,
Ne ballkonin tonë me zjarre dashurie dyfishe
Këngën tonë të dikurshme ato belbëzojnë.
Poezi nga: Luljeta Gjosha Pashollari