Bota e brendshme
Sytë flasin më shumë se fjala
e brenda tyre kish pikëllim,
Me anë të syve tregonte shpirtin
atë shpirt plot ngashërim.
E shihte botën krejt ndryshe
diçka të zezë si shpirti pa jetë,
e rrathët e syve ashtu të nxirë
mbi të tregonin një të vërtetë.
Kishte shumë fjalë që s’thoshte dot
i struku diku aty në zemër,
Si errësira që mbyt natën
ashtu ndjehej ajo femër.
Në rrugët e jetës, u pengua
rá, u vra, u ngrit sërisht,
Dhe pse me shpirt ashtu coptuar
vazhdonte jetonte thjesht fizikisht!