Tag Archives: poezi per ty
Dikush
Të pamundura në jet nuk ka,
As të mundur gjithçka s’gjen,
Dikush nuk vlerëson, atë që ka,
Dikush sa gjysma, thot… “të kem”.
Nuk iu gjet karari dhimbjes,
Plag të thella, që gjak s’pikojn.
Dikush ngushëllon mendimet,
Dikush tjetër, gjak loton!
Shpirti i bukur
Më vjen të nxjerr ty nga çdo varg.
Të lë diku, nepër kujtime.
Por ti ndriçon me shumë nga larg.
Bëhesh diell për muzën time!
Më vjen të gris ty nga çdo letër
Ku je në prozë, a poezi,
Dua të bëj të jesh një tjetër.
E çuditërisht mbetesh po Ti!
Dashuri e vështirë
Ti në kanape tani dremit
Ndofta gjumi ende s’të ka zënë,
Abazhuri mbi qerpikë ndrit
Libri nga gishtërinjtë të ka rënë.
Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe sharë
Jemi ndarë shpesh në udhëtim,
Por drejt njeri-tjetrit kemi ngarë.
Dashuri…
Ti më prek e unë tundohem
Si i djegur bëhem hi,
Kur largohesh, dëshpërohem
Të jetë vallë kjo, dashuri?!
Ti më flet e unë i humbur,
të vështroj… E humb më shumë,
S’gjen themel zemr’ e lëkundur
Rrëmbejnë ndjenjat si një lumë!
Pa fjalë
Mbetem pa fjalë,
kur zhytem në mendime të thella,
e vështrimet nguliten diku,
kur sytë shohin realitetin,
imagjinojnë diçka tjetër
e arrijnë të vështrojnë edhe përtej largësive!
Po, mbetem pa fjalë,
kur ndryshe flet zëri i brendësisë,
se imagjinata mbetet imagjinatë
e realiteti ky që është!
Realitet që më bën të flas dhe përsëri hesht!
Oaz në shkretëtirë
Shumë herë ndjehem i vetmuar,
Si oaz në shkretëtirë,
Nga grumbuj rëre i rrethuar,
Rob nën diellin pa mëshirë!
Shpirt’ i ngelur vetëm mure,
Zbrazur krejt nga orendi’,
Temë abstrakte e një pikture,
Që në sfond ka ngjyrën gri!