Tag Archives: poezi te bukura shqip
Bota e brendshme
Sytë flasin më shumë se fjala
e brenda tyre kish pikëllim,
Me anë të syve tregonte shpirtin
atë shpirt plot ngashërim.
E shihte botën krejt ndryshe
diçka të zezë si shpirti pa jetë,
e rrathët e syve ashtu të nxirë
mbi të tregonin një të vërtetë.
Mbrëmje
Perëndim’ i purpurt shuhet përmbi dhe.
Larg, ylli i mbrëmjes digjet si fener.
Ndanë rrugës hapen shtigje me marrë,
në rrugë kalon reparti im xhenier.
Dredhon në të përpjetën, buzë lumit,
kjo rrugë e largët, rrugë e humbur mali.
maretë me vath të kuq, si gurë rubini,
në ëndrra i përkund puhi e zallit.
Përkund puhiza me mare
dhe pluhurin e rrugës hedh mbi ne.
Dhe ëndrra rinie era zgjon,
dhe djersa sipër ëndrrave kullon.
Çdo bulëz djerse më duket si një yll
në qiellin e kulluar pa kufi
dhe qielli i lart më duket si pasqyrë,
ku shoh fytyrën tënde Shqipëri.
Nëse ti më do fort
Nëse do më vrasësh, mua mos më ler
Të pres në këtë breg, krejt e vetmuar!
Nëse ti me do, eja me vrap më merr,
Më shtrëngo fort në krahët e tua!
Nëse nuk më do, më vrit menjëherë!
Apo ti kënaqesh kur më sheh si vuaj?
Oh, nga malli për ty, jam bërë pikë e vrer,
Heshtja jote e gjatë shpirtin ma ka coptuar.
Mendja ime
Mbrenda kafkës time jeton porsi në çeli,
Ndihesh e nervozuar, je mbushur plot mëri,
Ke të drejtë të stresohesh e të tensionohesh,
Vetëm se e dashur, mos më ndjej mërzi.
Pa çka mendimi yt i bukur dhe i tjerrur mirë
Hudhet në kosh pa vlerë ngase ata ndryshe mendojnë,
Bëje ishullin e ëndrrave brenda kokës time,
Mbase kot lodhesh kur nuk të kuptojnë.
Me fjalë të tjera si të të sqarohem në varg,
Mendjet janë si sytë e bota ka sy të bukur,
Miliona njerëz ecin, në fushën me lule,
Vetëm ca sy shohin mbi petal një flutur.
Poezi nga: N.i.S
Gjithçka dhe asgjë
Kur të lindën nuk të pyetën
E do t’vdesësh pakuptuar,
Ke dëshirë t’a jetosh jetën?
Apo thjeshtë duhet jetuar!
Merr një udhë ashtu pa ditur
Gjen një kthesë edhe një tjetër,
Dhe një ditë fare pa pritur
E sheh veten më të vjetër!
Duaje Nënën dhe Babanë
Duaje Nënën dhe Babanë,
Se për ty zuri po qanë,
Kur ti ike në mërgim,
Copë e çik e griu mëlçinë.
I kujtohet si te rriti,
Bukë dhe qep pak krip i ngjiti,
Vuante, vuante ditë dhe natë,
Këmbë zbathur bukën thatë.