Gjithçka dhe asgjë
Kur të lindën nuk të pyetën
E do t’vdesësh pakuptuar,
Ke dëshirë t’a jetosh jetën?
Apo thjeshtë duhet jetuar!
Merr një udhë ashtu pa ditur
Gjen një kthesë edhe një tjetër,
Dhe një ditë fare pa pritur
E sheh veten më të vjetër!
Dhe në djall i çon të gjitha
I merr prapa përsëri,
Nuk vonon e shpresës drita
Mes njerëzimit edhe ti!
Nëpër male, rrugë e kthesa
Në gjithçka dhe në asgjë,
Thonjë në mish, dhimbje, mbresa,
Vjen një ditë e nuk sheh më!
Kur të lindën nuk të pyetën
Për të vdekur.., jo e jo,
Mos kërko të dish për jetën
”Sa më shumë atë jeto”!
Poezi nga: Bledi Ylli