Mendja ime
Mbrenda kafkës time jeton porsi në çeli,
Ndihesh e nervozuar, je mbushur plot mëri,
Ke të drejtë të stresohesh e të tensionohesh,
Vetëm se e dashur, mos më ndjej mërzi.
Pa çka mendimi yt i bukur dhe i tjerrur mirë
Hudhet në kosh pa vlerë ngase ata ndryshe mendojnë,
Bëje ishullin e ëndrrave brenda kokës time,
Mbase kot lodhesh kur nuk të kuptojnë.
Me fjalë të tjera si të të sqarohem në varg,
Mendjet janë si sytë e bota ka sy të bukur,
Miliona njerëz ecin, në fushën me lule,
Vetëm ca sy shohin mbi petal një flutur.
Poezi nga: N.i.S