Dikush
Të pamundura në jet nuk ka,
As të mundur gjithçka s’gjen,
Dikush nuk vlerëson, atë që ka,
Dikush sa gjysma, thot… “të kem”.
Nuk iu gjet karari dhimbjes,
Plag të thella, që gjak s’pikojn.
Dikush ngushëllon mendimet,
Dikush tjetër, gjak loton!
Si u nda kjo botë e mjerë
Vetëm ajri u nda i njëjt.
Dikush frymë merr i qetë
Dikush s’mbushet, asnjëherë.
Nuk e kuptoj njeriun e shkret,
Bën gjithçka, e s’fiton asgjë.
Dikush bën pazar me ndjenj’,
Dikush fiton, pa bër zë.
Ndoshta është rastësi,
A ndoshta fat si t’duash thuaj
Dikush mbush shpirtin me ligësi,
Dikush jetën e jep hua.
Poezi nga: Devi Shani