Eklips
Sonte dita u bë natë,
Pa eklips, vetëm nga ti.
U fsheh nën flok’t e tu të gjatë,
N’atë të zezën, mrekulli.
Prisja unë një fjalë nga ty,
Ti e qetë, përdhe vështroje,
Kokën të ngrita, të t’shoh në sy,
Të pash unë, ti s’më shikoje!
Ç’është parajsa e ç’është ferri,
Ngjajnë si ti, apo je ti?
Nga një anë je si ylberi
Ana tjetër, terr i zi!
Fola shumë e ç’nuk të thash,
Ti nuk fole, përsëri,
Edhe sytë nga ty si ndaja,
Të shihja unë, nuk shihje ti.
Një përgjigje është dhe heshtja,
Dhe pse tjetër ndoshta pret,
Kokë e këmbë te lidhë kureshtja,
Të gërryen e tě vret’!
Të besosh vetëm në fjalë,
I thonë të jesh i dashuruar,
Në shpirt ndjenjat vijn’ si valë,
Herë qetë-qetë e herë trazuar!
Sonte dita u bë natë,
N’atë eklips që prure ti,
U fsheh nën flok’t e tu të gjatë,
Edhe aty, mbet’ përgjithnji.
Poezi nga: Bledi Ylli