Tag Archives: vdes per ty
Vdes për ty
Në shkoftë një ditë pa të përmendur
Pa i thënë vetës sa shumë të dua
Do të thotë që jam çmendur
Ose më diell nuk lind për mua.
Nuk di ç’ të them, ndaj dhe hesht
Më ikin fjalët kur t’ shoh në sy…
Kam mendu’ diçka të thjeshtë
Shqip dhe bukur ” vdes për ty”.
Ti gjithçka me sy ma thua
E me fjalë shpirtin ma merr
Një herë ti puth buzët e tua
E të digjem një mijë herë.
Kjo eshte bota që unë dua
Gjej parajsë brenda në ferr.
Poezi nga Bledi Ylli
Pena e artë
Sa herë kam vdekur duke pritur
Si Bukovski e të tjerë.
Jam ringjallur, po në pritje
”Shpirti del vetëm një herë”!
I fiksuar drejt tavanit
Si Bukovski e di mirë.
Për një gjest, një fjalë, një shenjë
”Vdisja” netëve me dëshirë!
Sa të vdekur mes të gjallësh
Në një botë, ku vdes një herë.
Turma njerëzish, vorbull fjalësh
Pritje, mall, parajs’ e ferr!
Në cdo pritje ka qetësi.
Edhe lotë që rrjedhin lumë.
Prisja unë, të vije ti
Prisje ti, të vija unë!
Askush s’erdhi e prandaj
Thash të rroj kështu së gjalli.
Mirë, Bukovskin do e ndaj
Si t’shpëtoj nuk di, nga malli?!