Pena e artë
Sa herë kam vdekur duke pritur
Si Bukovski e të tjerë.
Jam ringjallur, po në pritje
”Shpirti del vetëm një herë”!
I fiksuar drejt tavanit
Si Bukovski e di mirë.
Për një gjest, një fjalë, një shenjë
”Vdisja” netëve me dëshirë!
Sa të vdekur mes të gjallësh
Në një botë, ku vdes një herë.
Turma njerëzish, vorbull fjalësh
Pritje, mall, parajs’ e ferr!
Në cdo pritje ka qetësi.
Edhe lotë që rrjedhin lumë.
Prisja unë, të vije ti
Prisje ti, të vija unë!
Askush s’erdhi e prandaj
Thash të rroj kështu së gjalli.
Mirë, Bukovskin do e ndaj
Si t’shpëtoj nuk di, nga malli?!