Tag Archives: shpirt
Erë që fryn ëmbël
Erë që fryn ëmbël mbi tokën e nxehur
Ikona kujtimesh rreshtohen ne rradhë.
Ti, pret në një qosh e heshtur
Unë të shoh nga larg e s’mund të të marr!
Ikona më e bukur e kujtimit më të bukur,
je ti, por unë nuk të flas dot.
Dashuri e spostuar në një qosh’ kujtimesh
E megjithatë nuk i largohesh dashurisë!
Me mijëra netë
Nuk ka mbiemër të t’përshkruaj,
As epitet të t’krahasoj,
Një cigan në vend të huaj,
Bardh’ e zi të pikturoi!
Të kam përballë portret i vjetër,
Pikturë e lirë edhe e thjeshtë,
Eshtë zhubrosur ajo letër,
Nga ai shi, at’herë në vjeshtë!
Mall
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.
Epos lulesh
Aq shumë di e s’kam ç’të them
Për ty e shkroi gjithçka natyra,
Gjithë trupi yt është një poemë
Pikturë e çmuar është fytyra.
Eh, ato flokë që rrjedhin supesh
Si në Vezuv llava një kohe.
Më shpuri Zoti në epos lulesh
Edhe më tha: Tani shijoje!
Rezistuam
Netëve të errëta, kur kalonim
Përmes lagjes, krah per krah,
Të pata thn, e mbaj mend mirë
të dytë në botë,si ti nuk ka!
Komplimenti të pelqeu
më përqafove dhe më the,
Zemra syri s’më gënjeu
dhe ti shok në botë s’ke.
Që atëherë shumë kohë kaloi
dashurinë vetëm e shtuam,
Kush na njohu e s’na lakmoi?
Si mundëm dhe rezistuam?
Poezi nga: Astrit Balliu
Oaz në shkretëtirë
Shumë herë ndjehem i vetmuar,
Si oaz në shkretëtirë,
Nga grumbuj rëre i rrethuar,
Rob nën diellin pa mëshirë!
Shpirt’ i ngelur vetëm mure,
Zbrazur krejt nga orendi’,
Temë abstrakte e një pikture,
Që në sfond ka ngjyrën gri!