Erë që fryn ëmbël
Erë që fryn ëmbël mbi tokën e nxehur
Ikona kujtimesh rreshtohen ne rradhë.
Ti, pret në një qosh e heshtur
Unë të shoh nga larg e s’mund të të marr!
Ikona më e bukur e kujtimit më të bukur,
je ti, por unë nuk të flas dot.
Dashuri e spostuar në një qosh’ kujtimesh
E megjithatë nuk i largohesh dashurisë!
Vezullon e etur mes mëshirës, shpresës, fatit
Pret të afrohesh e udha fantazon pa fund.
Sa larg dashurisë u harruam, unë dhe ti
…kujtime monotone, mbrëmjeve me yje.
Une të gjej dhe me sytë mbyllur
Ti kot nxitohesh të më vish përpara.
Te dalloj nga larg, e di, s’mund të tê marr,
por s’ka sesi mos të vendos ty para çdo kujtimi.
Njerëzit duan me ngulmë t’u shpetojnë disa kujtimeve
Pikërisht ato kujtime, nuk mund t’i harrojnë kurrë!
Poezi nga: Bledi Ylli