Epos lulesh
Aq shumë di e s’kam ç’të them
Për ty e shkroi gjithçka natyra,
Gjithë trupi yt është një poemë
Pikturë e çmuar është fytyra.
Eh, ato flokë që rrjedhin supesh
Si në Vezuv llava një kohe.
Më shpuri Zoti në epos lulesh
Edhe më tha: Tani shijoje!
Ti ke buzëqeshje perëndie
Ngjyrën e muzgut në fund të ditës,
Ty edhe lotët të kanë hije,
Edhe trishtimin e bën mahnitës!
Sa shumë që kam e si them dot
Derdhen vargjet për ty çdo ditë.
Në ka parajsë në këtë botë
Je ti, që fjalëve u vë limit’.
Poezi nga Bledi Ylli