KENGETARI DHE BILBILI
Jam i vetëm në mesnatë
…si bilbili i pafatë
Që me zënë e tij i thotë
…sa mjerime ndjen dhe lotë
Trëndafiles dal nga gjembi
…q’e ka zëmërën si shkëmbi
Fërshëllimet që këndoj
…i rrëmbeu mali e përroj
Edhe un’, këngtar i mjerë
…vajtoj fshehtas heraherë
E këndoj e qaj si dua
…e me lotët bëj një krua
Vashë, syt’ m’i përvëlove:
…unë të desha, ti më zbove
Je si një tufan që shkrep
…që rrëmben e rreh e shqep
Flaka jote më rrëmbeu
…kurm e shpirt më dogji e preu
Shkove e zjarri që më le
…më bën hi, më fut në dhe
Ahet që mjerimi i sjell
…ngrijnë e larg era i shtjell.
Leave a Reply