Tag Archives: rudina batku
Kam mall
Kjo erë e lehtë që po fryn
flokun seç po ma ledhaton,
më duket sikur dora jote
tani po më shtrëngon.
Valët përplasen njëra pas tjetrës
ditët vijnë dhe shkojnë, pa ty,
koha që iku, kujtimet s’I ndryshoi,
as mallin për ty nuk e largoi.
Po vjen deti valë-valë
për ty sonte seç ndjeva mall,
kohën kur ishim bashkë të dy
po e kujtoj edhe tani!
Shpirti s’e duron dhimbjen
stuhia detin e trazon,
nëse ti vjen sa më parë,
ke për ta shuar këtë mall.
Poezi nga: Rudina Batku
Pa fjalë
Mbetem pa fjalë,
kur zhytem në mendime të thella,
e vështrimet nguliten diku,
kur sytë shohin realitetin,
imagjinojnë diçka tjetër
e arrijnë të vështrojnë edhe përtej largësive!
Po, mbetem pa fjalë,
kur ndryshe flet zëri i brendësisë,
se imagjinata mbetet imagjinatë
e realiteti ky që është!
Realitet që më bën të flas dhe përsëri hesht!
Plagë e pa mëkuar
Stinë e vështirë është vjeshta,
Më mori dashurinë, dritën,
Më ç’ekuilibroi jetën!
Akoma s’i jap dot arsye mendjes,
Se ju nuk jeni më në mesin tonë!
Ju që merituat t’ju thërrisja
Me gjithë fuqinë e fjalëve,
E t’ju dalloja si njerëzit më të shenjtë
“nënë” dhe “baba!”
Jeto për të dashuruar
Duke na lënë plotësisht në harresë si njerëz,
kjo a nuk është një lloj vuajtje për së gjalli?
Një zemër e lënduar, një plagë e pamëkuar,
vetëm një klithmë dhe pikon loti në sy,
kur plagën e hapur po e fsheh
thellë gjoksit të helmuar,
dhe mes lotëve buzën vë në gaz
se do të mbijetoj për të dashuruar!
Duhet t’u themi se dhe për ne ka jetë
gjer sa ende kemi frymë,
gjer sa ende shikojmë dritë,
gjer sa qielli duket i kaltër,
ateherë lind arsyeja më e fortë
kundër së cilës jemi të detyruar të luftojmë
me gjithë forcat e brendësisë!