Tag Archives: poezi shqip
E beftë ardhja yte
Tek ecje si zvarritja e vonesës së viteve
kur koha shtrin harresën mbi ne të dy,
u dergjëm larg, sa larg syrit të përmalluar,
larg dhembjes që vragë të shumta la
pas refleksesh rozë të kohëve të shkuara
ndonëse, për dashuri u betuam.
Ti ike dhe pas vetes le vetëm erë malli!
Tingujt e kitarës
Me kitarë këndoj lënduar
melodinë që doje ti,
ulur në cep të një dritare
e mendoj sikur vjen ti.
Teksa flisje ti me endje
E me trup më beje finde,
Përmbi taka kryelartë
Ishe ti muza ime.
Pikë e fundit
Lëshoi dhe shiu të fundit pikë
Si gur i ftohtë qëlloi mbi mua,
U var kristal nëpër qerpikë
Me lotët e mi u ngatërrua!
Çudi si ndjehet ndonjëherë njeriu
Krejtësisht i vetëm mes njerëzish turmë,
Të digjet shpirti porsi qiriu
Vetëm me veten, pa fare zhurmë!
Fund në mallëngjim
Kur nisa dita aq e heshtur
Nëpër natë mos prit për zhurmë
Veç mendime vijnë të ngjeshur
E në një të ç’rregullt, turmë!
Kur nis dita pa të patur
Nëpër natë nuk kapesh ti
Dashuri, pas ëndrrash kapur
E pas heshtjes, dashuri!
Pa fjalë
Mbetem pa fjalë,
kur zhytem në mendime të thella,
e vështrimet nguliten diku,
kur sytë shohin realitetin,
imagjinojnë diçka tjetër
e arrijnë të vështrojnë edhe përtej largësive!
Po, mbetem pa fjalë,
kur ndryshe flet zëri i brendësisë,
se imagjinata mbetet imagjinatë
e realiteti ky që është!
Realitet që më bën të flas dhe përsëri hesht!