Tag Archives: poezi per dashuri
Thjesht e imja
Nuk e di në të harrova
A të humba pakuptuar,
Them se po, të dashurova
Të dashuroj edhe harruar!
Ti je mbresa më e bukur
Që durove në stuhi,
Nëse sonte je e zhdukur
Të sjell era përsëri.
Akoma këtu
I more të gjitha kujtimet e tua,
Dhe humbe në vjeshtën që erdhi me shi,
U tretën në shi me mijëra ’’të dua’’,
Më le një të vetme, fotografi.
Reth meje fytyra, të zbehta, pa ngjyra,
Dhe zhurma e shiut, që xhamin godet,
Rroba të hedhura, gota të derdhura,
Gjithçka ka mbaruar dhe duket pa jetë!
Meditimi i një muzgu
Frymonte shpirti buzës së detit
Dhe pafjalësia bëhej art,
Nuk vinte më zhurmë e qytetit,
Tashmë çdo gjë u bë e qartë.
Isha larguar nga fryma jote,
Buzës së detit në muzgun gri,
Do t’ jem pjestar i kësaj bote,
Pjestare e saj do t’jesh dhe ti.
Pa të
Nuk e di o Zot
pse kaq shumë e dua?
Pse është kaq i veçantë
ai njeri për mua?
Pa të s’mund të jetoj,
Pa të jetën se mendoj,
Pa të botën se imagjinoj,
Pa të veten e harroj.
Shumë e dua,
Pa të s’mund të jetoj,
është shpirti im,
jetën më plotesoj.
Trishtimi i jetës për dikë
Kur je vetëm,
ndihesh e zemëruar,
Kur je me të tjerët,
ndihesh e hutuar.
Se jeta pa dikë,
kuptim s’mund të ketë,
Se jeta pa dikë,
nuk është jetë.
Të doja njerinë
Me sytë e dhimbjes, pashë heshtjen,
një heshtje të zezë, si nje pus i zi,
Me sytë e mendimit, lexova buzëqeshjen,
atë lloj buzëqeshje, që veç unë e di.
Me sytë e qiellit, pashë lumturinë,
ndjeva emocionin, forcën dhe fuqinë,
Me sytë e jetës, botën dashurova,
mbi të gjitha, mësova të doja thellë njerinë.
Poezi nga: Valentina Llapri