Trishtimi i jetës për dikë
Kur je vetëm,
ndihesh e zemëruar,
Kur je me të tjerët,
ndihesh e hutuar.
Se jeta pa dikë,
kuptim s’mund të ketë,
Se jeta pa dikë,
nuk është jetë.
A ka diell për dikë,
A ka në tokë gëzim,
Po ne pse kemi trishtim,
pse s’gjejmë askund ngushëllim?
Pse nuk kemi dikë
të na ngushellojë
“Jam me ty”: të thotë,
e fort të na përqafojë.