Perse nuk vjen
Shoh dallëndyshet që ikin larg
dhe gjethët që u zverdhën pak,
mbi vreshta tutje bryma ra…
përse ti s’vjen, pse nuk vjen pra?
Eja në krah të të mbaj
Të t’admiroj e të vdes pastaj,
dhe ta vëj kokën që më dhëmb
mbi gjoksin tënd, mbi gjoksin tënd!
A të kujtohet koha vallë,
kur të dy bridhnim në livadhe,
kur unë të ngritja pupël në erë
me mijëra herë, me mijëra herë!
Në botë gjendën femra plot
që sytë i kanë zjarr e lot…
të arta qofshin ato gra
si ti nuk ka, si ti nuk ka!
Ti dritë do sjellësh e kthjëllim
në jetën time, shpirtin tim,
ti mbi çdo yll ke bukuri
e dashur moj, e shtrenjtë ti!
Vjeshta tani mbi fushat zverdh,
rrafshultat i shkretoi përreth
Po bien fletët ca nga ca…
përse ti s’vjen, pse nuk vjen pra?
Mihal Eminesku