Tag Archives: per ty
Labirint
Shumë e mistershme qënia jote
Të them qënie se s’di ç’te them
Nuk ngjan m’asgjë të kësaj bote
Shembulli i parë gjer në ekstrem.
Ti je e bukur(si shumë të tjera)
Po veç kur flet, lekundet dheu.
Ngjyroset qielli, dridhet dhe era
Kush të dëgjoi e kokën s’ktheu!
Ah,kur ecën…kur ecën ti
Zbërthehet dielli në mij’ra copë
Ku mos të ngjash si perëndi
Me kurorë dielli mbi flokë!
Dhe unë që humba në sytë e tu
N’ato vështrime që ti m’i falje
Preferoj të jem kështu
Pa kërkuar për rrugëdalje.
Poezi nga: Bledi Ylli
Pa të
Nuk e di o Zot
pse kaq shumë e dua?
Pse është kaq i veçantë
ai njeri për mua?
Pa të s’mund të jetoj,
Pa të jetën se mendoj,
Pa të botën se imagjinoj,
Pa të veten e harroj.
Shumë e dua,
Pa të s’mund të jetoj,
është shpirti im,
jetën më plotesoj.
Henes
Hena doli e zbeht ne bregoren e saj,
dhe une me laps ne dore,
i lutesha bukurise, mrekullise se saj te zbriste,
te ulej me mua ketu poshte!
Ti flisja per ty gjer e gjate,
henes princeshese se melankolise,
t’mi tregonte hena sekretet e dashurise!
O hene te lutem qe ti nga lart na shikon,
shko dhe i thuaj qe se kam harruar,
thuaj qe vetem per te zemra rreh
dhe syte e mi vetem per te kan vajtuar!
O hene te lutem, princeshe e melankolise
me hallet e mia nuk dua te te lodh,
por kam nevoje diku te shpreh dashurine,
dhe le ta di qe dot nuk me degjone!