Tag Archives: nena ime
Po ku ka?
M’thuaj, ku ka, me duar të nenës,
Me at gazin, plot magji?
Kush te thotë, gjithë me shendet,
Kur kollitesh, a teshti?
Kush te lanë me duar te arta?
Kush te krehë, e ledhaton?
Kush ti thotë fjalët më të arta,
Që veç nëna, i sajon?
Ti meriton me te madhen dashuri
Ti, që na sjell nga trupi yt në jetë,
Ti, që na fal dashuri të vërtetë,
Ti, që me gjakun tënd na mëkon,
Ti, që ninullat e ëmbla na këndon…
Ti që na rrit me shumë mundime,
Ti që na fal gjithmonë veç gëzime,
Ti që je kryefjala e së vërtetës,
Ti që je burim i pashterur i jetës…
Ti, që je vazhdimësia në këtë jetë,
Ti, që fal dashuri pa asnjë interes,
Ti, që rruzullit tokësor i jep dritë,
Ti, që më shumë se veten do fëmijtë…
Ti meriton më të madhen dashuri,
më të madhin nderim nga çdo njeri,
O e shtrenjta ime, si perëndeshë,
Fëmijë për ty gjithmonë do të mbes..
Nena Ime
Vitet kalojne por nenen se harrojme,
Zemer e embel me dashuri,
Qe mbjell vec paqe e dashuri,
Je ti o nena ime je ti.
Zeri yt i embel,
Thell ne mua buron,
Dashurine tende,
Cdo femije e deshiron.
Nena
Kur nata bie ne qytet,
Dhe qetesia mbulon gjithcka,
vetem ti nuk je e qete ,
Se femijet i ke shume larg.
Thinjat e tua te bardha,
Tregojne vuajtjet qe ke kaluar,
Dhe beharin ri e pret,
Ashtu e permalluar.
Eh vitet ikin e shkojne,
Dhe ti rri e pret,
Nuk je vetem nena ime,
O e bukura,o perendeshe.
Nene fjala me e embel ne bote,
Na fal nese te kemi lenduar,
Por kur u beme prinder vet,
Atehere te kemi kuptuar.