Po ku ka?
M’thuaj, ku ka, me duar të nenës,
Me at gazin, plot magji?
Kush te thotë, gjithë me shendet,
Kur kollitesh, a teshti?
Kush te lanë me duar te arta?
Kush te krehë, e ledhaton?
Kush ti thotë fjalët më të arta,
Që veç nëna, i sajon?
Kush të ben, me u qesh nga zemra?
E me t’ba sa shumë, te kënaqesh.
Kush t’i vë ma t’bukrat emra?
Kush t’i puq gushën e faqet?
Kush të pret, e të përcjell,
Buzëgaz, e ballëlartë,
Kush te fletë, aq shumë me zell
”Fjalë e sajë është, fjalë e artë”!
Poezi nga: Sahit Shala