Tag Archives: kam nevoj per ty
Labirint
Shumë e mistershme qënia jote
Të them qënie se s’di ç’te them
Nuk ngjan m’asgjë të kësaj bote
Shembulli i parë gjer në ekstrem.
Ti je e bukur(si shumë të tjera)
Po veç kur flet, lekundet dheu.
Ngjyroset qielli, dridhet dhe era
Kush të dëgjoi e kokën s’ktheu!
Ah,kur ecën…kur ecën ti
Zbërthehet dielli në mij’ra copë
Ku mos të ngjash si perëndi
Me kurorë dielli mbi flokë!
Dhe unë që humba në sytë e tu
N’ato vështrime që ti m’i falje
Preferoj të jem kështu
Pa kërkuar për rrugëdalje.
Poezi nga: Bledi Ylli
Dëshira në të kundërt
Mund t’i quash përgjërim, lutjet e mia
Mund të thuash që jam çmendur e s’e di,
Po kur zemra bëhet plagë nga dashuria,
E vështirë t’pajtoj një tjetër, dashuri!
Mund të thuash që dhe vitet i merr era
Mund t’i quash një pjesë jete pa rënd’si,
Po një zemër e plagosur rri tek ”dera”,
Edhe qan për ato vitet ”unë dhe ti”!
Tashmë dyert t’i kam mbyllur dhe pse s’doja,
Me dëshiren në të kundërt do t’jetoj,
Do të jetë më e bukur paranoja,
Sesa puthje krejt pa ndjenja në nevojë!