Tag Archives: jete
Bota e brendshme
Sytë flasin më shumë se fjala
e brenda tyre kish pikëllim,
Me anë të syve tregonte shpirtin
atë shpirt plot ngashërim.
E shihte botën krejt ndryshe
diçka të zezë si shpirti pa jetë,
e rrathët e syve ashtu të nxirë
mbi të tregonin një të vërtetë.
Shoh në sytë e tu
Shoh në sytë e tu
se si me shikim më përpijnë,
me dëshirë e leshoj veten lehtë
dua të fundosem aty.
Sa herë që ti buzëqesh
se di si shpëtoj pa u cmendur,
ndërkohë shpirti përbrenda ka lajthitur krejt
nuk gjen dot as fjalët për tu shprehur.
Ti ndoshta habitesh a cuditesh,nuk e di
se si ndodh vallë kaq lehtë njeriu të ndjejë,
eh moj vajzë,shpirti im është ekuacion i vështirë
as unë nuk arrij ta kuptoj ndonjëherë.
Poezi nga: Ylli Jahaj
Isha dhe jam
Dikur, fjalë të bukura. Të bukura sa më s’bëhet
Ditët e dikurshme, shumëngjyrëshe si pikturë.
Ç’të kujtoj për puthjet që dhe natyra dehej
Mbyllet një kapitull më pas i thonë ” dikur”!
Puthjet e atëhershme nuk janë më tani,
Megjithatë kujtoj, sesi rrënqethnin mishin
Puthjet e atëhershme nuk janë dashuri,
…, ishin!
Me dy fjalë
Ashtu në ftohtësi, afrohet dimri,
Me të njëjtën ”pallto”, si përherë,
E me ”këpucët” gjysëm hapur,
Pret të shkosh, gjer në pranverë!
Numëron hapat i lodhur
Ik këndej e ik andej,
Mijëra herë “aty” i ndodhur,
Edhe kurrë s’shkove më tej.