COPRIFUOCO
Hapat e patrullës godasin në trupin e metaltë të natës.
Gjer në tokë kërrusen e rrasen shtëpitë përdhese.
Mendmet lëvrijnë në kokat e njerëzve
dhe thërrrmohet pastai pëshpërima nga buzët e varura
rreth vatrës.
Kjo ore vjen e ngarkuar rne zjarre dhe hekur.
Si një xhandar i egër qëndron para dyerve të shtëpisë.
Pyet veten: “Përse të hapura”
dhe si përgjigje tund kokën, helmetën.
dhe si kërcënirn i metaltë patrullon errësirën.
dyert rnbeten të hapura:
rnund të hyjë ndër to liria ilegale e Shqipërisë.
Leave a Reply