Edgar Allan Poe
| Lindi me: | 1809 |
| Lindi në: | Boston |
| Kombësia: | Amerikan |
| Profesioni: | Shkrimtar |
Biografia:
Edgar Allan Poe lindi më 19 janar 1809 në Boston, Massachusetts, ShBA; vdiq më 7 tetor 1849 në Baltimore, Maryland. Ka qenë një shkrimtarë amerikan. Ai e themeloi litertaurën e krimit, zhanrin shkence dhe horror. Poezia e tij u bë fundamenti i simbolizmit dhe keshtu të poezisë moderne.
Poe kishte qenë një nga poetët më të përkthyer në të gjitha vendet e botës. Fan Noli e kishte përkthyer edhe në shqip. Ai kishte përkthyer dy poemat më të njohura të tijat: “Korbi” dhe “Anabel Li”. Jeta e tij kishte filluar mes mjerimit dhe braktisjes, ndërsa më pas do të ishte një fëmijë i adoptuar nga një njeri i pasur, ku do të jetonte vetëm për pak kohë. Jeta e tij do të ishte e mbushur me peripeci të shumta, shpesh herë i dehur dhe jo rrallë herë shëtitës si endacak në kërkim të një strehe. Megjithatë, kudo që shkonte, ai shkëlqente me talentin e tij. Krijimet e tij ishin mbinjerëzore. Imagjinata e tij të çonte larg, në të vërteta të pathëna më parë. Ashtu si Hemingueji dhe Poe pati një vdekje tragjike, Edgar ishte ndarë nga jeta më 7 tetor te vitit 1849 përmes një vdekjeje tepër të dhimbshme. Një nga shprehjet e tij të njohura është: “Cila sëmundje e lë veten të krahasohet me alkoolin”! . “Korbi” dhe “Anabel Li” ishin magji të vërteta. Sot ai është një mit, paraprijës i kohës së vet. Jo vetëm poetët, por edhe filozofët bashkëkohorë thonë: “Pa Poe-n nuk do të njihnim shpirtin e njeriut, siç e njohim sot”. Poezitë e tij nisa t’i botoj që nga viti 1999, ndërsa në vitin 2005 botova një përmbledhje me poezi dhe poemat e tij, të cilin e kam ribotuar 4 herë. Megjithatë, tashmë isha vënë në kërkim të shpirtrave të mëdhenj njerëzor.
Poezitë e autorit:
[one_half]
[/one_half]
Tituj të veprave:
- Vrasjet ne rrugen Morg
- Misteri i ceshtjes Mari Rozhe
- Letra e qorollepsur
- Macja e zeze
- Eleonora
- Morella
- Korbi
- Kembanat
- Qyteti ne det

Leave a Reply