Pupëza
Ulur në shkëmbi pupëz
Nga prapavija muzika e lehtë që deh
Shtrihet posi merimanga
Rrëmben heshtur me bukuri.
Pëshpëritjet shushuritëse në vesh
Qetësisht pasurojnë shpirtin
Ofrohen tingujt e Rumit
Shkrihen ngadal në oqeanin e qetë.
Mpirë jam ndjenjat janë të robëruara
Pushtuesi i qetë më mbërthen
Posi hija që hijeshon pastërtinë
Derdhen ndiesitë në pambarim.
Thellë futur në qenien time
Kafshuar jam nga kënaqësia e shushuritjes
Ndjenjat dridhen posi telat e kitarës
Në ajër ndihet mistika e fjalës.
Mbështetur nga magjia e pupëzës
Dorëzuar jam vargjeve të Mevlanës
Artani posi engjëlli i buzëqeshur
Më drejtoi qiejve marramendëse të gjithësisë.
Nga: Tyran Prizren Spahiu