Pikëlluar
Buzëqeshja sfiduese e akulltë që intrigon
Vallë është lot apo pikë ujë
Buzët e njomë të lagur
Thua se ngrohtësisht më ftojnë.
Ndalem shikjoj tinëzisht këtëkrijesë
E lehtë veshur posi aristokrate me sy të humbur
Ç’ndodhë te kjo bukuroshe shtati zanë natyrë
Ofrohem them zonjushë më ndëgjon ti hyjneshë?
Mbuluar nga bukuria e shoh magjistaren
Lëvizjet mistike hedh vështrimin
Depërton pa zë thellë në mua bashkëbisedojm
Më ler në vetmin time or ti njeri monden.
Bujare e fisit simbol i çiltërsisë
Nuse e vatrës shoh sytë kërkojnë
Heshtur je ndoshta edhe lumtur i ke ndjenjat
Të lutem më lejo të të thërras zonjushë e malësisë.
Jo, mos shko me atë shikjim të pikëlluar
Do endem shtigjeve rrugëve të pafund
Ndoshta do më përqafoj errësira tmerr
Vetëm më thuaj një fjalë dy vashëzë e bekuar…
Nga: Tyran Prizren Spahiu