Ndjenjë
Ç’më pushtoi sonte kjo ndjenjë
Keto mendime nga më erdhën ?
A thua lart nga qielli blu
Yjet mall mbi mua derdhën!
Janë flokët e tu përzier me dritë
A rreze hëne është ky tis !?
Si kallza gruri në mbrëmje maji
Fllad’i lehtë ti shpurpuris.
Kjo ndjenjë pa gjumë sot po më lë
Nga thellësia e shpirtit si zjarr më doli
Mu bë sikur dëgjova zë!
Fole ti, a era foli?
Më duket, i paskam harruar
Sytë e tu me qeshje drite
Kam pak kohë që jam larguar
Si të ken kaluar vite!
Nga: Leonard Seiti