Tironi
Rastisa në fund të rrugëtimit të jetës
Askend nuk e njihja
Më shikjuan si luani territorin e vet
Ç’bën këtu kush je ti ?
Pritja mirëseardhje të ngrohtë
Në këtë odë të huaj
Tregova jam një bletë si ju
Moti i larguar nga hoja
Nuk jam ardhë as për hise
As për tokë
As për gjak e as Pazar.
Jam Tironi djali Jetonit
Shpërngulur që moti
Në këtë dhomë pa emër
Lokja ime më dha jetë.
Plaku pedant me plis
Syhollë me baston
Tironi i Spahive
Shpërngulur pas lufte në Anadolli.
Urimet dhe mirëseardhja
Mbretëroi në këtë odë burrash
Dikur në kohët e egra
Të shoqërisë shkatërruese
Frymonte egërsia dhe vrazhdësia.