Tag Archives: xhelozia
Shiu im
Këto rrugë mbetën të shkreta,
S’ka më shikime,sy më sy!
Në këtë muaj vetmin e gjeta
Duke u endur nëpër shi.
Jo,nuk je më aty,si atëherë
Duke pritur poetin tënd.
E cmendur më duket kjo verë
Me melodi shiu në cdo kënd.
Nëse ndonjë moment e ke harruar
Takimin tonë,puthjen tonë,shiun tonë,
Jam i sigurtë,sot ke për t’i kujtuar
Kur t’i heqësh burrit këmishën e njomë.
Atëherë shiun do ta përfytyrosh
Duke rënë lehtë mbi flokët e mi,
Aq shumë atë do e xhelozosh,
Sa do i luteshe zotit të ishe shi