Tag Archives: ura e drynave
Dashuri e pakycur
Ne uren e dashurive te kycura
Kyce, kyce, kyce pa fund shikon,
Dashurite e botes mbyllur ne vakumin e lidhjes
Thua nje kyc nga shuarja i mbron?
Ne uren e te dashuruarve
E dashuruar, por kyci me mungon
Emri yt eshte kycur gjetiu
i imi ne nje tjeter kyc te ndryshkur qendron.
Ura e te dashuruarve lengon nga kycet
Kyci yne ne asnje vend nuk shkon
Gjithcka rreth meje me bind se eshte e kote
Ndarja mbi harqet e ures rendon..
Oh sa rendon dashuria qe me kyc dot s’u mbyll
Shpirti i saj jashte vakumit te lidhjes jeton,
Munduar nga graviteti i paligjesise
Nga mungesa e nje kyci dhe vendi ne Sene vajton.