Tag Archives: syte e tu
Edhe sa?
Sa herë është mbushur kupa e është derdhur
Gjithmonë e njëjta shprehje, ‘’mjaftë më’’,
Mendohemi me dorën grushtë të mbledhur,
Logjikën nga çmenduria s’e ndan asgjë.
E sa herë do të vazhdojë ky kaos ndjenjash?
Do t’përsëritet sepse zemra s’bëhet gur,
Kur jeta zbret në rrjedha të çuditshme
Logjika e çmenduria s’ndahen kurrë!
Kur sytë të marrin flakë nga zemërimi,
E ngjyra në këtë botë s’do shohësh më,
I largët fantazon edhe shërimi,
Logjika e çmenduria janë bërë një!
Te lutem mos me harro
Kur qielli te leshoje rrebesh
zgjati duart e tua te zhveshura ngadale.
Ne ndonje pike shiu do t’me gjesh
kur te rreshkas mbi trupin tend vale.
Ne ato te parat shkendi te drites.
Kur agojne embel ditet e tua.
Kur te te dhembe plaga e pritjes
Ajo dhimbje e jotja te me vrase mua.
Me shuaj mallin
-Mbeshtetem ne kraharorin tend,
dhe lerme rrahjet e zemres ti degjoj
te ndjej frymemarrjen tende
dhe kohen bej te ndaloj…
-Perqafome e shterngome fort,
aromen tende dua te ndjej,
te kuptoj se te kam prane,
dhe veten nuk po e genjej…
-Dua te te shoh ne sy,
deri kur mallin ta shuaj,
nuk gjej dot fjale ti them,
larg teje sa shume vuaj..
.-E nese syte e mi me mbyllen,
te lutem prane meje qendro,
qe te besoj se nuk ishte enderr,
tjetren dite me puthjen tende me zgjo.
S’jam e zonja
Hera heres ,me shfaqen dy sy ne qiell.
Dy sy ,te cilter, te dashur ,te larget,
dy sy ,qe dua ti kem ,gjithemone afer.
Me shfaqen ,ne sekonden e fundit te shpreses,
ne dimerimet e mia ,te gjata,
ne shkretetiren e fundit te pritjes
aty,mbi humnere,mbi pragje hatarash.
Ne te gjitha fundet e shpreses,me dalin perpara,
ata sy dhe me shohin ne sy,
te me shmangin nga cdo cperqendrim