Tag Archives: poezi per nenen
Lamtumire
Mbeti e vetme, pa nënë,
Dashurinë e saj nuk e shijoi,
As këngët e djepit nuk i dëgjoi,
As më të bukurat melodi,
Që dalin nga goja e një mëme
Me të cilat rritet një fëmijë.
Pranë djepit nuk ndodhej,
Ajo që i dha dritën, ajo që i fali jetën,
Të cilës, pa fjalë, i mungonte,
Dashuria e ngrohtë e një mëme
Që në shqetësime ta qetësonte.
Pse, o nene?
Pse me braktise, o nene?
C’faj ka nje foshnje e mitur?
Pse nuk me fale pak ngrohtesi?
Po me le vete me u rritur?
Ku u zhduke ti o nene,
kur une per ty pata nevoje?
Po dhimbje per mua nuk ndjeve,
shpinen ku ma ktheve?
Prej cfare dashurie
me ke lindur mua?
Me se ke ushqyer,
me dhimbjet dhe lotet e tua?
7 dhe 8 marsi
Dy festa te bukura te princerve te mij,
njera ne shkolle, e tjetra ne shtepi,
njera e mesueses e tjetra e nenes,
te dy shkelqejne si drita e henes.
Nënës sime
Kaq shumë kisha për të të thënë
Po mbeta larg e larg mërguar
Në këto ditë, e dashur Nënë,
Më mirë ti më ke kuptuar.
Për ty dhuratën kam menduar
Edhe punuar gjat’ e gjatë,
Porse më mbet këtu, në duar.
Ti mbylle sytë këtë natë.
Por ndjej se, duke e lexuar,
Më zbutet dhimbje e kësaj zije.
Mirësia jote e patreguar
Më lidh me ty me mija fije.
Edhe çdo natë e njëjta ëndërr
Në ëndërr ti më rri kaq larg
Si më rreh zemra, ta dish!
O Nënë, Nënë, vallë s’di
Tek unë si të vish?
E njëjta ëndërr net për net!
Si më rreh zemra, ta dish!
O Nënë, Nënë, përse nuk do
Këtu, tek unë, të vish?
Nëna
E dashur nënë
Sa shumë të dua,
Ti je njeriu më
I shtrenjtë për mua.
Më edukove
Më mësove,
Të gjitha gjërat që
I përjetove e mi tregove.