Tag Archives: poezi nga sahit shala
Vera
Ka tre stinë, që po të presim,
Të na mbledhësh tok më tok,
Nga çdo kënd, ku “flitet bukur”,
Na banë bashkë ti, kokë me kokë.
Ikim bashkë, ku është freskia,
Shokë e miqtë, në breza e breza,
Për një vit na “këput mërzia”,
Tash gëzon, gjyshi, nipi e mbesa.
Erdha
Erdha në ëndërr të, të takoj,
Por ti në gjumë te thellë më ishe,
Atë shpirt të qetë, s’bën ta trazoj,
Me atë butësi, në fytyrë që kishe!
Rrugës nga vija, mblodha plot lule,
Të t’i jap ty, me t’madhen shpresë,
Se ti, veç ti zemrën ma “shkule”,
Më ler me ëndrrën, më mirë te pres!
Dasma
Porsi lule, mbi kurora,
Po vijnë të rinjtë nga diaspora,
Me u ba bashkë, vllezër e motra,
Veç për gëzim, i pret Kosova!
Për fillim kërcet tupani,
Na banë bashkë, porsi varg mali.
Të gjithë bashkë, kanë hy në valle,
Nipa, mbesa, dajallarë.
Zëri i shtegtarit
Cak e cukë përmbi çati,
Një shtegtar qe vije, për vjet,
Me plotë endje e mjeshtri,
Po ndërtonte, çerdhen vet.
Me mjeshtri e plo kujdes,
Kashtë e llaç i bënin bashkë,
Ciu e ciu, si të kishin shpresë,
Se një ditë shumë kam me i dashtë!
Marsi
Një pikë shiu rrodhi mbi gjethe
Lule borën e mashtroi,
Nxori kokën me të shpejtë,
Tujë mëndua se dimri shkoi.
Kur papritmas filloi era,
Mirë e tundi nga çdo anë,
Sa u hidhërua lule mjera,
Por me te s’deshi me u zanë!
Me dha Jeta
Me dha, jeta “njemijë rudha”,
per me i nda n’vite e dekada,
permbi “valë trasten e hudha”,
Tash shkruaj vargje e “balada”!
Sa me t’shpejt ikën e shkreta
Pa me falë një “pikë lezet”,
me jetu n’kto dhena t’shkreta,
Ku ne “shqipe rrallë kush flet!