Tag Archives: poezi nga albi lushi
Gënjeshtra
Mëngjeset gdhihen me një gënjeshter të madhe
Aq sa mendojmë se kjo është dita jonë,
Gënjejmë në punë plot njerëz me halle,
Gënjejmë pa u skuqur e s’na bëhet vonë.
Gënjejmë shokë e miq dhe gruan e tjetrit,
Gënjen politika me nenin famëkeq,
Mendojmë gënjeshtrën që do i themi tjetrit,
Kur ne të mos jemi në këtë botë për dreq.
Në u përmbystë kjo varkë s’do na ngelin as eshtra,
As një të njëmijtat e trupit s’do na ngelin,
Do na sulen peshqit të mbushur me gënjeshtra,
Se prej qindra vitesh u kemi vënë karremin.
Poezi nga: Albi Lushi