Tag Archives: poezi islame
Zgjohu
Për burrin e dheut
Shkruhen balada
Këndohen serenata
Thurren rapsodi.
Frymor kjo botë
Intrigon dhe mashtron
Zgjohu kërko pendim
O njeri.
Krenaria në Islam
S’më largon dot injorimi,
As përqeshja as mohimi,
S’më dorëzon asgjë në botë,
Nga kjo fe, s’munden të më largojnë dot!
Se përkul kush qëndrimin tim,
Që e kam mbjell në zemrën time,
As fytyra e shtrembëruar,
E as gjuha e ndyrsuar.
Ne deren e pendimit
Ne deren e Teubes
trokita perseri
u ktheva e penduar
e qava ne vetmi.
Kujtova mekatet
dhe zemra mu trondit
valle, para Allahut
si do dal ate dite?
Dhe ne heshtje thashe:
o Allahu im
rober si mua ke shume
e per mua, Vec Ti je Zoti im.
Udhtëtarë në këtë dynja
Jemi udhetare
Xhenetin synojme
Te Allahut jemi
dhe tek Ai do te shkojme.
Gjate ketij udhetimi
ne dunja per pak ndalojme
me qellimin e vetem
qe Allahun ta adhurojme.
Allahu eshte Zoti yne!
Ai eshte Allahu
i Vetem e i pashok
Krijuesi i gjithesise
eshte i Vetmi Zot,
Ai i krijoi qiejt
Ai e krijoi token
malet, fushat, detet
Ai e krijoi boten.
E krijoi njerezimin
asgje s’i vjen rende Atij
dhe te gjithe krijesat
do te kthehen tek Ai.
Ramazani, muaj i bekuar !
Muaj i bekuar je o Ramazan,
vjen tek ne si flladi i erës.
Ti e gëzon çdo musliman,
muaj i adhurimit dhe i vlerës.
Na viziton një herë në vitë,
na gjallëron trupin edhe zemrat
o Allah të lusim çdo ditë
tek dera Rejjan na thirr emrat.