Tag Archives: pa ty
Ndonjëherë nuk qaj…
Shpesh kaloj rrugëve që bashkë kaluam
Zemra fillon dridhet, njëlloj si dikur
Me rrahjet e saj lotë syve pikuan
Pse si atëherë nuk u bëmë më kurrë.
Asgjë në ato vende jo nuk ka ndryshuar
As pamjet, as rrugët, as njerzit që na panë
Madje as çifti që sa herë ziheshin
Ishin akoma bashkë, ato nuk u ndan.
Veç nesh, çdo gjë aty është si përpara
Dhe ajri që thith më ngjan si dikur
Vetëm ne të dy morëm rrugë të ndara
Rrugë që nuk lejuam të ndeshen më kurrë.
Shpesh kaloj rrugëve që bashkë kaluam
Zemra fillon dridhet, këmbët mezi mbaj
Imazhin tënd ndër sy vitet se ndryshuan
Shpesh kaloj andej, ndonjeherë nuk qaj.
Poezi nga: Lizz Berisha
Stinët
Pash një udhë pa fund nga lart
Thash t’a marr dhe ashtu bëra,
Ajo që dukej aq e gjatë
Disa “stinë” ishte e tëra.
Disi kështu është edhe jeta
Si një shfaqe në teatër,
“Stinët” ikin si shigjeta
Duken shumë, janë veç katër.
Bota kështu është e qëndisur
Udhë plotë që s’çojnë gjëkund,
S’ kupton gjë pa u nisur
Nisesh…, dhe kupton në fund.
Poezi nga: Bledi Ylli
Ajo
Një natë e vetme e ndali sahatin
Një ditë e gjatë plot mërzi,
E kur dreka shtriu hapin
Fraksion sekondi u duk magji.
Një natë e vetme fati u zhduk,
E bashkë me fatin
Ajo që qe
E kur të pyetën si u zhduk,
Fraksion sekondi
Më nuk qe.
Në vetmi
I vetmuar në këtë botë,
Në një ditë plot me shi,
Unë po i lutem te madhit Zot,
Qeë një ditë, të më falësh ti.
Për gabimin që unë bëra
Le ta ndreqim sot të dy,
Të takohemi në një vend,
E të flasim sy më sy.
Në këtë botë plot tundime,
U gabova unë me ty,
E sot unë kam rënë në mendime,
po mendoj vetëm për ty.