Tag Archives: kujtimet e femijerise
Ke te qortoj
Më mundon, kjo pyetje çdo ditë,
nuk di vërtet kë të qortoj,
të qortoj lapsin dhe letrën që s’e kisha,
papjekurinë e fëmijërisë të qortoj?!
Mos duhet të qortoj memorjen
që me sa duket s’paska qenë s’i duhet,
pse nuk rikujton poezitë, atje:
mbi gurë a mbi rërë e baltë shkruar?