Tag Archives: kujtime
Përjetë i yti
Nuk u ktheva të t’shikoja
Por u kthyen sytë e mi
Në të kundërt dhe pse shkoja
Zemrën, kisha lëne tek ti!
Me gjithçka që kishte brënda
Ndjenjash, gjaku orendi
Në tokë tjetër shkelte këmba
Zemër-shpirt aty tek ti.
Shpirt nostalgjik
Ra dhe ylli, ai, i fundit,
Edhe qielli mbet’ i zi,
Në të kundërt rrjedh’ e lumit,
Në të kundërt edhe ti!
Dhe dëshira rri pranë brengës,
Edhe brenga një dëshirë,
Eshtë një “ah”, në krah të erës,
Që përhapet n’errësirë!