Tag Archives: isis
Stop, o përbindësha të zinj
April 12, 2016
Poezi Shqip
Ç’ka flamuri ngjyrë ylberi që ka ulur kokë e bukur?
Me ligje po vajton të pafajshmit e tij të humbur…
S’është vrarë vetëm Belgjika, këtë duhet ta dinë mirë,
Korbat që njëra pas tjetrës fluturojnë në Europën e lirë.
Çudi si njeriu transformohet i pashpirt e kriminel i krisur.
Mjerë ato nëna viktimash, mjerë vdekja që u ka trokitur.
Akoma s’janë fashitur ulërimat e nënave të Francës,
E tani Belgjika provon dorën gjakësore mbi të pafajshëm.
Ç’ndodh kështu në botë, pse kjo urrejtje për njerinë?
Ç’janë këto monstra që marrin frymë e mbjellin ligësinë?
Stop, o duar gjakësore, stop o përbindësha të zinj,
Ndalni dorën mos bëni krime se do t’i paguani një ditë!