Tag Archives: gezuar ditelindjen
Ndonjëherë nuk qaj…
Shpesh kaloj rrugëve që bashkë kaluam
Zemra fillon dridhet, njëlloj si dikur
Me rrahjet e saj lotë syve pikuan
Pse si atëherë nuk u bëmë më kurrë.
Asgjë në ato vende jo nuk ka ndryshuar
As pamjet, as rrugët, as njerzit që na panë
Madje as çifti që sa herë ziheshin
Ishin akoma bashkë, ato nuk u ndan.
Veç nesh, çdo gjë aty është si përpara
Dhe ajri që thith më ngjan si dikur
Vetëm ne të dy morëm rrugë të ndara
Rrugë që nuk lejuam të ndeshen më kurrë.
Shpesh kaloj rrugëve që bashkë kaluam
Zemra fillon dridhet, këmbët mezi mbaj
Imazhin tënd ndër sy vitet se ndryshuan
Shpesh kaloj andej, ndonjeherë nuk qaj.
Poezi nga: Lizz Berisha
Princesha ime
Sa shpejt ti vitet i le mënjanë!
Thua se koha kundër më shkon,
Tashmë m’u rrite, m’u bëre ZANË
Dhe mua mendja gjetkë më shkon…
Pak e nga pak,se ç’më hyn frika
Tek shoh të rritesh, tek shoh hedh shtat
Trembem, e di? Se do vijë dita
Që sytë e mi do mbeten thatë…
Ç’ndjenja të turbullta,që më pushtojnë
herë-herë e them:-nuk di se ç’dua?!
Habitem, vitet kaq shpejt kalojnë?!
Kur ti m’u rrite,m’u bëre GRUA!