Tag Archives: dritero agolli poezi
Q’ka me u thanë?
Vështirë me e lanë, pa e pyet veten!
Pse me ne, kështu po ndodhë?
në interes e vemi” sedrën”,
Thua askush, nuk di me folë!
Q ‘ka me u thanë kreshtave tona?
Për ketë rrugë ku jemi nisë,
janë ba bashkë, Drini e Valbona,
po ne pse, me u nda dyshë?
Mbi këto kreshta, e këto male,
kem be “nam në histori”,
“Epitafet përmbi varre,
breza me brez, na mbajnë dëshmi!
Kur te jesh merzitur shume
Këtu s’do të jem, do jem larguar;
Nën tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.
Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S’do ndihet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë.