Tag Archives: disa vargje shqip
Jete ne leter
Shi që bie orëve të vona
Të rrëmben të shpie larg,
Ku vijnë zëra si jehona
E ku shpirti, bëhet varg.
Bëhet vargje. Vargje shumë
Derdhin mall e nostalgji,
Rrjedhin gërmat si një lumë
Përmbi letër, poezi.
Përmbi letër shtrohet malli
Qerpikët ndeshen në qet’si,
Bul’za djerse mbushet balli
Përmbi letër, nostalgji.
E ndër gërma nis udh’timi
Koha bëhet më e hirtë
Zemra del nga mallëngjimi
Permbi letër, derdhet shpirt.