Tag Archives: dashuria
RrI me mua
Atëherë, kur jeta dukej mërzi
Ku s’dija ç’ish’ mëngjes a mbrëmje.
U gjënde ti si një hyjni,
Si oksigjen, si dritë u gjënde.
Kur shihja shpresën se si venitej
Ku s’kisha sy, as shpirtë, as mëndje,
Dhe zemrën plagë që përpelitej
U gjënde ti, ah ti u gjënde!
I besoj zjarrit të dashurisë
Që ndeze ti, me flak’t e tua,
Perëndi e mirësisë,
Tani u gjënde! Rri me mua!
Poezi nga: Bledi Ylli
Ajo
Një natë e vetme e ndali sahatin
Një ditë e gjatë plot mërzi,
E kur dreka shtriu hapin
Fraksion sekondi u duk magji.
Një natë e vetme fati u zhduk,
E bashkë me fatin
Ajo që qe
E kur të pyetën si u zhduk,
Fraksion sekondi
Më nuk qe.
Muzike mbi trendafila
Dhe Erosi nis e bëhet muzikë,
Me nota dashurie të shkruara mbi trëndafila.
Mos mendoni se ka ardhur fundi,
Nëse shihni dy burra tek rrihen,
Në derën e të bukurës, gjysmë të mbyllur.
Kur te jemi plakur, do ti kemi thënë të gjitha,
Shpeshhere ndodhin turbullira.
Pastaj do ikim andej nga lindet drita.
Shilaresi
Dhe furtuna nuk ndalet, zgjon nga gjumi malet,
Digjen ndjenjat tona në vullkanin që pritet të shpërtheje,
Me jepni ujë se po më gërryen etja,
Vajza të bukura gjithë shend e verë, në krejë.
Mitarja ime me shpirt prej floriri,
Zgjohen këngët në gadishullit e harresës,
Të urtët mbajnë frymë e dëgjojnë,
Teksa pëllumbi guguron nën çatinë e kujtesës.
Absurde
Nisi kjo ditë e përmalluar,
Shpirti mendimet i kthen në varg,
Njerëz pa fund të dashuruar,
Disa të ngjitur, të tjerë nga larg.
Disa të ngjitur, të tjerë të ndarë,
Me lotë disa. Disa të qeshur,
‘’Njerëz të qeshur e të qarë’’
Kjo jetë kështu na ka përleshur!
Nisi kjo ditë si gjithë të tjerat,
Realitet edhe përrallë,
Njerëzit gjithmonë do dashurohen,
Disa së bashku, të tjerë në mall.